Rozë

Ish e dashura e Don Xhonit flet prapë për ndarjen nga reperi, ka disa fjalë për të

Don Xhoni dhe Ariana Lirey

Modelja ruse, Ariana Lirey dhe Don Xhon ka disa javë që janë ndarë.

Kjo ngjarje nuk ishte paqësore, pas dyshja ‘bombarduan’ rrjetet sociale me akuza për njëri-tjetrin.

Mirëpo tashmë siç duket modelja i ka lënë hatërmbetjet anash dhe dëshiron të vazhdojë jetën e saj.

Kështu ka deklaruar ajo në përgjigjen e një ndjekësi të saj në Instagram.

“Nuk mund të them asgjë të keqe për një mashkull me të cilin kam qenë në një lidhje për rreth një vit. Ai është një njeri i mirë, ai është një artist. Ai është ende i ri, ai ka gjithë jetën përpara. Do të jem shumë e lumtur nëse ai do të ketë gjithçka ashtu si e do ta ketë. Rrugët tona u ndanë disa muaj më parë, dua të vazhdoj jetën. Nuk kemi nevojë të jemi më të “lidhur.”- shkruan modelja ruse.

Ajo tha se nuk janë në planet e saj një martesë e mundshme dhe plani i vetëm është të këtë një fëmijë./SHQIP.com