Kulturë

Gonxhja: 61 % turistë më shumë në parqet arkeologjike

Gonxhja: 61% turistë më shumë në parqet arkeologjike
Gonxhja: 61% turistë më shumë në parqet arkeologjike

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja njoftoi përmes rrjeteve sociale se, interesi turistik për trashëgiminë e pasur kulturore sa vjen e rritet. Ai bëri të ditur se gjatë tre muajve të parë të vitit pati një rritje të ndjeshme të vizitorëve në parqet arkeologjike, krahasuar me një vit më parë.

Gonxhja deklaron se 29278 turistë kanë vizituar parqet arkeologjike në periudhën janar-mars 2024, shifër e cila rezulton të jetë  61% më shumë krahasuar me vitin 2023.

Ndërkohë një ditë më parë ministri Blendi Gonxhja bëri të ditur numrin e turistëve që kanë vizituar muzetë kombëtare po për periudhën 3-mujore, janar-mars, që rezultoi të ishin 54721 turistë, ose 122% më shumë krahasuar me vitin 2023.

Gonxhja: 61 % turistë më shumë në parqet arkeologjike

Sipas INSTAT, vetëm gjatë muajit mars numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar shënoi një rritje prej 47.1 %, duke arritur 564.975.

Ndërsa përgjatë 3-mujorit, Shqipërinë e vizituan 1 535 113 shtetas të huaj ose gati 500 mijë më shumë se në të njëjtën periudhë të 2023-shit. /atsh

/Shqip.com