Incidente pas ndeshjes Peja – Bashkimi
Publikuar:
(08.12.2022 22:28:43)

Bashkimi e ka mposhtur Pejën, me rezultat 73-69, duke shkuar në gjysëmfinale të Superkupës së Kosovës, raporton Shqip.com.
Pas ndeshjes nuk munguan incidentet.
Tifozeritë e të dyja skuadrave “Shqiponjat” dhe Arpagjikt” hodhën mjete piroteknike në drejtim të njëra-tjetrës dhe në sallë u krijua shumë tymë.

Policia e Kosovës intervenoi në kohë për zbrazjen e shpejt të sallës.

/Shqip.com