Sport Ndërkombëtar

Historia e pabesueshme/ Leo Messi përfundoi te Argjentina falë një…videokasete

Historia e Leo Messit dhe se si ai përfundoi duke luajtur për Argjentinën është më pabesueshme nga sa mund të prisnit. Sergio Levinsky , bashkëautor i “10 vështrime në 10” tregon historinë.

Një videokasetë, mosbesimi i Cesc Fabregas dhe Marcelo Bielsa luajtën të gjithë një rol në historinë e numrit 10 të Argjentinës.

Familja e Messit krijoi një video në mënyrë që Claudio Vivas ta shihte atë. Lojtari i ri ishte gati të merrte pasaportën dhe Spanja ta merre në Kombëtare. Gjithsesi Pleshti nuk mori pesë në Kupën e Botës U-17.

Argjentina u eliminua nga Spanja në Kupën e Botës. Dy skuadrat ishin në një hotel dhe Hugo Tocalli (trajneri i Argjentinës U-17) erdhi për të uruar spanjollët pas humbjes. Në atë moment njëri prej tyre i tha: “Ju humbët sepse nuk luajtët më të mirët”.

Doli se i riu ishte Cesc Fabregas dhe fliste për Messin, me të cilin luante te Barcelona. Tocalli i ngeci në kokë emri i Messit dhe kur mbërriti në Argjentinë pa në arkivën e tij kasetën dhe lajmëroi menjëherë trajnerin e Kombëtares Marcelo Bielsa.

Kur Bielsa pa videon ai tha: “Mos e luaj me shpejtësi të madhe, luaje normalisht”. Në fakt nuk ishte me shpejtësi të madhe, ishte futbolli marramendës me të cilin Messi e çoi Argjentinën, vite më vonë, në majat e futbollit botëror.

/Shqip.com