Lajme

Haradinaj për reciprocitetin: I drejtë, mbështesim institucionet shtetërore

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në veri pas vendimit për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka vendimi për vendosjen e reciprocitetit është i drejtë dhe i ligjshëm.

“Vendimi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë është i drejtë dhe i ligjshëm edhe në bazë të ligjeve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se i mbështetë institucionet e vendit për zbatimin e këtij vendimi.

“Mbështesim institucionet e vendit, organet e rendit dhe sigurisë, për zbatimin e këtij vendimi të drejtë e të ligjshëm.

Bëjmë thirrje që qytetarët serb në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, rendin e ligjin”, ka përfunduar Haradinaj.

Lexo edhe:
Mbyllen për qarkullim pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak

Kosova nga sot në mesnatë do të fillojë të përdorë masën e reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet serbe.

Qytetarëve me letërnjoftime të Serbisë do t’u dorëzohet një dokument në hyrje dhe dalje nga vendi, ngjashëm siç ndodh me qytetarët e Kosovës kur futen në territorin e Serbisë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur takimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, për të diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në vend dhe njëherësh, për t’i bashkërenduar aktivitetet ndërinstitucionale në funksion të zbatimit të ligjshmërisë dhe të sundimit të ligjit në tërë Republikën e Kosovës.

Lexo edhe:
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë: Institucionet e Kosovës të bashkuara që t’i përgjigjen çdo situate

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka bërë të ditur se nga e hëna e një 1 gushtit, hyn në fuqi zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës, i marrë më 29 qershor, vendim ky i cili parasheh fillimin e konvertimit të targave në ato zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe për kalimin kufitar me fletëdeklarime të përkohshme që zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia, sikurse që shtyhet afati për mbulimin e simboleve dhe emërtimeve shtetërore serbe për automjetet që hyjnë në territorin tonë./Shqip.com

Lexo edhe:
Kurti për reciprocitetin: S’ka kurrfarë mundësie për destabilizim, po bëhet diçka legjitime