Lajme

Kurti për reciprocitetin: S’ka kurrfarë mundësie për destabilizim, po bëhet diçka legjitime

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Në konferencën e përbashkët me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli lidhur me marrëveshjen midis Kosovës dhe MCC-së për sektorin e energjisë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur në lidhje me masat që pritet të vendosen gjatë ditës së nesërme me Serbinë.

Në fjalën e tij, Kurti theksoi se s’ka kurrfarë mundësi që nesër të ketë destabilim të situatës pasi që po bëhet diçka legjitime.

“Unë jam kryeministër i progresit dhe shpresës, e di që fqinji ynë në skenën politike atje, ka shumë politikanë deri të kreu shtetëror që janë udhëheqës të frikës dhe frikësimit. Unë besoj që paqja, demokracia, sundimi i ligjit, republika, kushtetutshmëria nuk kanë alternative dhe andaj besoj dhe punojë që gjithçka nesër të shkojë mirë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë që nesër qytetarëve serbë nuk do tu merren dokumentet por që do tu shtohet një fletë-deklarim.

“Ne nuk do t’ua marrim dokumentet njerëzve që vijnë nga Serbia në Kosovë, ne do t’ua shtojmë një flet-deklarim, sepse ka 11 vjet që Serbia vepron njëjtë me çdo qytetarë të Kosovës kur e kalon kufirin e shkon në Serbi”, shtoi ai.

Lidhur më këtë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar sot se situata për popullin serb në Republikën e Kosovës është shumë e ndërlikuar dhe komplekse.

Vuçiq tha sot se kanë kaluar gjithsej 3390 ditë që kur Asociacioni i Komunave Serbe nuk është formuar në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit. Ai shtoi se asgjë nuk është respektuar nga ajo që është shkruar në gjashtë pikat për formimin e ZSO-së në Marrëveshjen e Brukselit./Shqip.com