Sport Shqiptar

“Gladiatori i mesfushës zbarkon në Prishtinë”

Kushtrim Gashi

Një “gladiator” ka zbarkuar në kryeqytet.

Pasi e fitoi titullin e kampionit me Ballkanin – tashmë të njëjtën e dëshiron edhe me Prishtinën.

Kushtrim Gashi është bërë edhe zyrtarisht pjesë e skuadrës së udhëhequr nga Ismet Munishi.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit.

29 vjeçari – me përvojë të madhe në supe – ndër të tjera ka deklaruar se ““Plisave” iu premtoj se do ta jap maksimumin në stërvitje dhe ndeshje ashtu siç kam bërë edhe në ekipet e tjera ku kam luajtur. Do të luftojmë për“Plisat” dhe do të festojmë së bashku pasi që ata janë lojtari ynë i 12-të”.

Gashi – ka bashkëpunuar edhe në të kaluarën me Munishin, në Suharekë, si dhë në Gjakovë me KF Vëllaznimin.

Ai njihet për shpirtin luftarak, angazhimin e madh në fushën e gjelbër dhe ndërprerjen e aksioneve./Shqip.com