Lajme

Gjykata Themelore merr vendim ndaj shtatë të dyshuarve për rastin “Brezovica”

Gjykata Themelore në Ferizaj ka marr vendim ndaj shtatë të dyshuarëve për rastin “Brezovica”.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

“B.L., i dyshuar për shkak të veprës penale ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 të KPRK-së. SH.SH., dhe S.S.1, të dyshuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së; falsifikimi i dokumenteve zyrtare nga neni 434 paragrafi 1 të KPRK-së; gjithashtu,SH.SH., i dyshuar për shkak të veprave penale në marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 2 të KPRK-së; keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autoritetit nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së.G.B, dhe A.Ç., të dyshuar për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.L.V. i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit nga neni 429 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së; ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 2 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

 Po ashtu, është bërë e ditur se Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë (7) të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit.

Personat e arrestuar dyshohen për fajde, dhënje rryshfeti dhe ushtrim i ndikimit.

Në kuadër të kësaj është raportur se në këtë rast kanë mbetur të bllokuara 6 milionë euro të cilat janë të të akuzuarve si dhe familjarëve të tyre të cilët dyshohen se kanë përfituar nga ryshfeti./Shqip.com