Lajme

Prokuroria zhvillon aksion për rastin “Brezovica”

Rasti Brezovica

Njësia e Policisë Speciale në bashkëpunim me prokurorinë janë duke zhvilluar aksione si vazhdimësi e aksioneve të tjera në rastin “Brezovica”.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Vjosa Baftiu.

“Mund të ju konfirmojmë se Prokuroria në bashkëpunim me Njesinë e Policisë Speciale janë duke zhvilluar aksion në disa pika si vazhdimësi e rastit Brezovica”.

E pyetur për zhvillimet e këtij aksioni, Baftiu ka thënë se nuk ka informacione deri më tani.

Lidhur me rastin Brezovica, Prokuroria e Shtetit ka nisur hetimet ku si rezultat i zhvillimeve dhe aksioneve janë arrestuar disa persona.

Në kuadër të kësaj është raportur se në këtë rast kanë mbetur të bllokuara 6 milionë euro të cilat janë të të akuzuarve si dhe familjarëve të tyre të cilët dyshohen se kanë përfituar nga ryshfeti./Shqip.com