Lajme

Gjobitën 4 persona, dyshohet se ishin nisur për të dëmtuar Parkun Kombëtar “Sharri”

Dëmtime të pyjeve
Dëmtime të pyjeve

Policia e stacionit në Kaçanik, veç aktiviteteve rutinë dhe atyre të planifikuara, bazuar në planin aktiv “Mbrojta e Pyjeve” pas disa informacioneve që ka siguruar, dje rreth orës 16:00 në malet e fshatit Dubravë të Kaçanikut, policia ka gjetur sasi të drunjtëve që ishin prerë nga dy persona të njohur/recidivist për policinë, të cilët ishin larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia ka nisur kërkimin e tyre, ndërsa rrugës kanë ndaluar edhe katër persona me automjete, që dyshohej se ishin duke shkuar për të dëmtuar malet e Parkut Kombëtar “Sharri”.

“Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ndaj tyre për dokumentacion të parregullt ka shqiptuar: një gjobë pa patentë shofer dhe tri gjoba pa regjistrim të automjeteve dhe u ka konfiskuar targat, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët nga Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar (DAPK) “Sharri” të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë konfiskuar drunjtë, ndërsa janë konfiskuar edhe dy qerre, një motorsharrë, 2 sëpata dhe pajisje tjera për tërheqjen e drunjtëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, sipas njoftimit për media, Policia Rajonale e Ferizajt po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilegale të drunjtëve.

Gjithashtu, Policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjtëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

/Shqip.com