Teknologji

“Gjithqka që njerëzit bëjnë, robotët e bëjnë më mirë”

CUE5, roboti humanoid në 'TOKYO 2021'

Në Greqinë e lashtë, Lojërat Olimpike sipas mitologjisë ishin ceremoni e shenjtë për të nderuar Zeusin- zotin dhe babanë e të gjithë perëndive.

Njerëzit e thjeshtë do të testonin shkathtësitë e tyre duke garuar në ‘luftërat’ përmes të cilave do të dëshmonin fuqinë.

Zanafilla e kësaj ceremonie daton në vitin 776 para Krishtit. Por, si lojëra zyrtare nën ombrellën e një institucioni të veçantë, nisën në Athinë, me 6 prill 1896.

Pas plot 125 vitesh, në kryeqytetin japonez Tokio, u mbajt edicioni i Lojërave Verore Olimpike 2021.

Viti që lamë pas, për këtë kompeticion që ngërthen traditë sa herë që zë vend, ishte diçka më ndryshe.

Përçoi edhe disi një modernizim paksa kontravers me fillet dhe qëllimin fillestar që u krijua.

“CUE5” është roboti që mori vëmendjen e plotë nga të gjithë të pranishmit në “Saitama Super Arena” të Tokios, falë aftësive të tij precize të gjuajtjeve në basketboll. Reagim ndaj kësaj ngjarje pati dhënë edhe CEO i “Tesla-s”, Elon Musk.

“Kompjuterët janë absurdisht më të saktë se njerëzit”, u shpreh ai përmes një cicërime në “Twitter”.

Modeli i projektuar nga ekipi japonez me në krye Tomohiro Naomi, arriti të shënonte nga distanca të ndryshme të parketit, dhe të gjitha qysh me tentimet e para.

Fizik enorm, gjatësi 213 cm dhe peshë afër 100 kg, ngjason me yjet e NBA si Giannis Antetokounmpo dhe Joel Embiid, saktësia në gjuajtje e bën të krahasohet edhe me Stephen Curryn – që njihet si shuteri më i mirë në histori të basketbollit.

Në shikim të parë të bën të mendosh për personazhe të dalura nga kinematografia, siç është C3Po i serisë filmike “Star Wars”.

Megjithatë, ngjyra e tëra e zezë dhe mungesa e një fytyre, të ngjeth paksa mishin. Lideri i prototipit, Naomi, ka dy dekada që punon në “Toyota” dhe plot 4 vite merret me robotët e basketbollit.

Ekipi i ‘CUE5’, në Lojërat Olimpike (The Washington Post)

Ekipi CUE, i përbërë nga 13 antarë, kishte lansuar edhe versione si CUE1, CUE3 dhe CUE4 që arriti të regjistroj rekordin në “Guiness Word Record”, për më së shumti gjuajtje të lira të shënuara radhazi nga një robot humanoid – duke realizuar 2,020 sosh në 6 orë e 35 minuta.

Të gjuash saktë nuk është krejt çfarë Naomi synon. “Nuk i di limitet. Dua që një ditë roboti të mund të ngulisë”- tha ndër tjerash ai, duke potencuar edhe se lojtari i tij i preferuar është Stephen Curry, në një intervistë për Ben Golliver nga ‘Washington Post‘.

Reagim ndaj kësaj ngjarje pati dhënë edhe CEO i “Tesla-s”, Elon Musk.

“Kompjuterët janë absurdisht më të saktë se njerëzit”, u shpreh ai përmes një cicërime në “Twitter”.

Po ashtu, Musk pati informuar se kompania e tij “Tesla”, do të fokusohet edhe në teknologjinë e robotëve./Shqip.com