Teknologji

Pse po kanë telashe përdoruesit me iOS 17.5?

Disa përdorues u drejtuan në rrjetin social Reddit duke thënë se pasi përditësuan telefonët e tyre në iOS 17.5, fotot e fshira prej tyre – disa shumë të vjetra – janë rishfaqur.

Apple po përballet me një problem ku të dhënat e disa përdoruesve të iPhone të cilat janë fshirë prej tyre, po rikthehen.

Disa përdorues u drejtuan në rrjetin social Reddit duke thënë se pasi përditësuan telefonët e tyre në iOS 17.5, fotot e fshira prej tyre – disa shumë të vjetra – janë rishfaqur.

Përdoruesit e versioneve beta të iOS raportuan probleme të ngjashme javën e kaluar.

Fotot e fshira shfaqen në albumin Recents pas përditësimit të ditës së Hënë.

iOS ju jep mundësi përdoruesve të rikthejnë fotot e fshira por pas 30 ditësh mendohet që ato duhej të ishin fshirë përgjithnjë.

Përdoruesi që hapi diskutimin në Reddit tha se fotot që atij ishin rikthyer, ishin bërë vite më parë.

Një tjetër përdorues tha se kishte parë foto nga 2016-ta të shfaqen si imazhe të reja.

Por si është e mundur?

Të dhënat kompjuterike asnjëherë nuk fshihen në të vërtetë deri në momentin që mbishkruhen nga të dhëna të tjera me 1 dhe 0.

Një përdorues tha se fotot e tij që ishin rikthyer, nuk janë ngarkuar asnjëherë në iCloud, që do të thotë se origjinën e kanë në memorien e telefonit.

Ka gjasa që ajo çfarë ka ndodhur nuk përfshin vetëm fotot ndërsa një tjetër përdorues tha se ishin rikthyer voicemail-et e vjetra.

/Shqip.com