Sport Ndërkombëtar

Futbollistët e Iranit nuk e kënduan himnin, deklarohet trajneri

Situata në Iran, konkretisht cënimi i të drejtave të njeriut vazhdon të jetë temë, madje edhe në Katar ku dje ka filluar Kupa e Botës.

Në fushën e lojës të hënën doli edhe Kombëtarja e Iranit (u mposht 2:6 nga Anglia), dhe ajo që ra në sy ishte fakti që futbollistët e vendit aziatik nuk e kënduan himnin, në shenjë revolte për atë që po ndodh në vendin e tyre.

Lidhur me këtë vendim të tyre, është deklaruar përzgjedhësi i Iranit, Carlos Queiroz.

“Këta djem duan të luajnë futboll, mos u jepni leksione apo moral”, tha trajneri  portugez, duke u dalë në mbrojtje lojtarëve të tij, të cilët u kritikuan nga një pjesë e tifozëve.

“Kushdo që nuk dëshiron t’i mbështesë këta djem duhet të qëndrojë në shtëpi. Ne kemi mendimet tona dhe i shprehim ato kur mendojmë se është e drejtë. Këta djem duan të luajnë për njerëzit e tyre. Por ata janë djem dhe kjo atmosferë peshon”, ka theksuar Queiroz.

/Shqip.com