Lajme

Flet djali i policit të lënduar në përplasje me Lushtakët: Nuk e njohim as atë as familjen e tij

Ish-nënkryetari i Komunës së Skenderaj, Nuredin Lushtaku

Arbinot Berisha, djali i policit Enver Berisha, i cili ka mbetur i lënduar pas konfliktit që kishte më familjen Lushtaku, ka thënë se familja e tij nuk i njeh ata.

Ai për SHQIP.com tha se ata nuk kishin probleme në mes veti dhe babi i tij është sulmuar në mënyrë tinzare.

“Familjen në fjalë nuk e njohim ne dhe duam ta njohim për këtë çështje janë institucionet e sigurisë. Babi im është sulmuar në mënyrë tinëzarë”.

Lexo edhe:
Policia për plagosjen e policëve në Skënderaj: Dy të dyshuar janë në mbajtje, zhvilluam edhe bastisje

I pyetur në lidhje se këto dy familja a kanë pasur konflikt edhe në të kaluarën ai ka hezituar të jap një përgjigje.

“Unë flasë vetëm për rastin e të shtunës mbrëmë, sa i përket rasteve tjera janë Policia e Kosovës dhe unë nuk kamë çfarë të thamë më shumë”, ka shtuar Arbinoti.

SHQIP.com ka dërguar pyetje edhe në Policisë e Kosovës më lidhje me raportimet se këto dy familje kanë pasur konflikte paraprake, por ende nuk ka pranuar një përgjigje.

Lexo edhe:
Nuredin Lushtaku dorëzohet në Polici, dyshohet për plagosjen e dy policëve në Skënderaj

Ndryshe, ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtaku dyshohet për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë në Skenderaj të shtunën mbrëma.

Të përfshirë kanë qenë edhe familjarë të Lushtakut.

Lexo edhe:
Nuredin Lushtakut dhe të tjerëve u është caktuar masa e paraburgimit prej 30-të ditëve

Në lidhje me këtë incident Gjykata Themelorë në Mitrovicë ka vendosur që ndaj Lushtakut dhe të tjerëve të caktohet masa e paraburgimit prej 30-të ditëve./SHQIP.com