OP-ED Analiza

Filluan kurthet në oborrin opozitar, kush kënd do ta fusë në zjarr?!

Shqip.com
Shqip.com

Publikuar:

Ende pa definuar mirë koalicionin, figurat drejtuese të opozitës kanë filluar kurthet ndaj njëri-tjetrit. Secili nga kryetarët e partive pretendon të bëhet lider i opozotës, duke futur në kurth partnerët/oponentë.

Siç mësojmë nga burime brenda LEN, Bilall Kasami, është vetëshpallur lider pasi Taravari nuk arriti të tërheq gjithë partinë në opozitë. Ai e përdor këtë si argument brenda partisë së tij, ndërsa së shpejti do ta shpalos edhe në takimet për ndarjen e kulaçit.

Për ta zhytur edhe më shumë Taravarin në të ardhmen, Kasami i ka propozuar atij që të garojë për president ose bartës liste në njësinë e pestë.

Në të dy versionet, kryetari i ASh-së do të humbë, ndërsa Kasami shpreson të shënojë fitore si bartës liste në njësinë e 6 zgjedhore. Madje për pozicionin e bartësit as që diskuton me të tjerët.

Të njëjtat plane duket se i thur edhe Taravari për Kasamin pasi mësohet si ai i ka kërkuar Kasamit që vetë t’i prijë listës në njësinë e 6, ndërsa atë ta garojnë për president e Fatmir Limanin në njësinë e 5 ku humbja e hellë nga BDI është e sigurtë.

Një betejë e ngjashme zhvillohet edhe mes dy partnerëve më të vegjël, Afrim Gashit dhe Izet Mexhitit. Edhe pse Mexhiti vazhdimisht ka garuar në njësinë e parë zgjedhore, ndërsa Gashi në njësinë e dytë, ish nënkryetari i BDI-së, tani dëshiron t’i ikë njësisë së vetë.

Siç mësohet nga i njëjti burim, Mexhiti i frikësuar nga humbja e thellë në njësinë e parë zgjedhore, kërkon të jetë bartës në njësinë e dytë ku humbja shpreson të jetë më e butë ose të shënojë barazim.

Por pikërisht bë atë që shpreson Mexhiti, Gashi e ka argument kryesor për të qenë bartës në dysh. Në këtë njësi edhe jeton Afrim Gashi dhe është pjesa ku pak më shumë se në njësinë e parë ka të koncentruara votat Alternativa.

Në gjithë këtë lojë i vetmi që mund të fitojë është Bekim Qoku. Ai ka kërkuar që të garojë në një nga pozitat e sigurta në njësinë e gjashtë, konkretisht në pesëshen e parë./ Top24.mk

/Shqip.com