Lajme

Fillon seanca gjyqësore ndaj shtetaseve rus, të dyshuar për spiunazh

Në Gjykatën e Elbasanit ka filuar seanca për tre të arrestuarit për incidentin e ndodhur në Gramsh.

Prokuror për këtë çështje është Kreshnik Ajazi dhe gjyqtare Pajtime Fetahu, ndërsa avokatët e caktuar nga shteti janë Demir Çiftja dhe Aldi Kaçi, shkruan Top Chanel, transmeton Shqip.com.

Dy shtetasit rusë, Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç janë të dyshuar për spiunazh.

Të dyshuarit e arrestuar gjatë seancës

Mikhail Zorin, ai cili sulmoi ushtarët shqiptarë në Uzinën e Poliçanit, shfaqet me pranga në duar në seancë ndërsa pranë tij janë edhe Svetlana Timofoeva dhe Fiodor Mihailoviç, të cilëve policia iu hoqi prangat nga duart pasi u futën në sallën e gjyqit.

Dy shtetasit rusë dhe ai ukrainas u arestuan mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Teksa tentuan të futeshin në uzinë ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarë shqiptarë.

Ushtarët e Shqipërisë të sulmuar nga tre të dyshuarit

Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Tashmë mbi ta rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”.

Për këtë ngjarje ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh një ditë më parë se rasti po hetohet me seriozitet dhe se nuk përjashtohet të jetë bërë për të tërhequr vëmendjen nga një ngjarje tjetër.

Ministri i Mbrotjes, Niko Peleshi

Mbi bazën e informacioneve të deri tanishme nga marrja në pyetje e tyre, nga provat e sekuestruara dhe nga dëshmitarët, prokuroria pritet te kërkojë arrest./Shqip.com