Kulturë

Fillon Alba-Festival në Zvicër, pritët të marrin pjesë 20 mijë persona

Sot ka filluar koncerti Alba-Festival në Cyrih të Zvicrrës.

Ky festival pritët të mbahet edhe gjatë ditës së nesërme me 3 korrik.

Në Alba-Festival thuhet se do të marrin pjesë yjet e njohur të muzikës shqiptare si: Dardan, Ron, Elita-5, Kida, Dhurata Dora, Sabri dhe Ermal Fejzullahu, Ghetto Geasy, Lluni, Dafina Zeqiri, Butrint Imeri, Elvana Gjata, Ylli Limani, MC Kresha, Regard, Semi, Lyrical Son, Lendri Vula, Tayna, Mozzik Getinjo.

Siç raporton gazeta zvicerane në shqip, Le Canton27.Ch, organizatorët e këtij eventi kanë thënë se gjatë këtyre dy ditëve presin të marrin pjesë rreth 20 mijë pjesëmarrës.

Po ashtu, organizatorët kanë ftuar të gjithë dashamirësit e skenës shqiptare që t’ bahskohën festivalit.

“Ftojmë të gjithë dashamirët e skenës muzikore dhe kulturës shqiptare nga e gjithë Evropa të jenë pjesë e këtij eventi unik. Ju presin artistë shqiptarë nga e gjithë bota. Zbuloni gëzimin e jetës dhe diversitetin e muzikës dhe kulturës shqiptare qe do të mbahet diten e shutne dhe diele”.

Edicioni i 2021 i Festivalit Alba u desh të anulohej vetëm dy ditë para fillimit pasi kantoni i Cyrihut tërhoqi lejen nga ekipi i ngjarjeve. Vendimi shkaktoi kritika të konsiderueshme.

Këshilltarja qeveritare Jaqueline Fehr e arsyetoi anulimin duke thënë se situata epidemiologjike nuk do ta lejonte një ngjarje të tillë dhe theksoi shprehimisht se shkalla e vaksinimit në komunitetin ballkanik ishte e ulët.

Lexo edhe:
“Alba Festival” vjen me reagim pas anulimit të festivalit

Megjithatë, ka pasur një shkëmbim konstruktiv midis këshilltares qeveritare Jacqueline Fehr dhe themeluesit të festivalit Adem Morina.

Lexo edhe:
Komisioni kundër Racizmit në Zvicër: Anulimi i Alba Festival ishte diskriminues

Komisioni Federal kundër Racizmit (FCR) më pas kreu një hetim të pavarur dhe arriti në përfundimin se justifikimi publik për anulimin e Festivalit Alba u perceptua me të drejtë si diskriminues.

Një nga takimet muzikore më prestigjioze për momentin është Alba-Festival, evenment ky qe tashme është bere tradicional ne Zvicer, padyshim është suksesi me i madh ndërkulturor përtej kufijve i artistëve te njohur shqiptar të pop dhe hip-hop muzikës./Shqip.com