Sport Shqiptar

FC Ballkani: Disa tifozë pësuan lëndime

FC Ballkani

FC Ballkani triumfoi ndaj Prishtinës me rezultat 0-1, por vëmendja tashmë është bartur jashtë fushës së gjelbër.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook – të skuadrës nga Suhareka – është bërë e ditur se disa tifozë kanë pësuar “lëndime serioze”.

“Ju njoftojmë se pas sulmit te ndodhur para fillimit te ndeshjes nga tifozet nikoqir disa nga tifozet tanë me te zjarrt pesuan lendime serioze ne nje sulm tinzar te provokuar dhe te organizuar nga tifoz te pandergjegjshem”, shkruhet ndër të tjera në këtë postim.

Por, fatmirësisht të gjithë të lënduarit janë liruar – dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Shqip.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast – por nuk ka marrë përgjigje.

Sa i përket nivelit sportiv – për Ballkanin kjo ishte fitorja e tretë në po aq ndeshje të zhvlluara dhe ngritet në vendin e dytë.

Teksa, Prishtina zbret në pozitën e katërt – pasi ka shtatë pikë./Shqip.com