Lajme Botë

Ergogan paralajmëron se Turqia ende mund të bllokojë Suedinë dhe Finlandën të anëtaraësohen në NATO

Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar se Ankaraja mund të bllokojë ende procesin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Kjo vetëm dy ditë pasi vendi që ai drejton ra dakort për heqjen e kundërshtimeve lidhur me këtë çështje, raporton The Guardian.

Sipas Erdogan, nëse të dy shtetet nordike dështojnë të përmbushin kërkesën e Turqisë për ekstradim të dyshuarve për terrorizëm që kanë lidhje me grupet kurdë, atëherë nuk ka marrëveshje.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Recep Tayyip Erdoğan tha në mbyllje të samitit të aleancës ushtarake në Madrid se marrëveshja me 10 artikuj me dyshen nordike ishte një fitore për Ankaranë dhe adresoi të gjitha “ndjeshmëritë” e saj.

Në rast se Suedia dhe Finlanda nuk realizojnë këto kërkesa, Parlamenti i Turqisë mund të refuzojë të ratifikojë marrëveshjen e arritur të martën.

Lexo edhe:
Turqia bie dakord që të mbështes anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Anëtarësimi në NATO duhet të miratohet zyrtarisht nga të 30 vendet anëtare, gjë që i jep secilit të drejtë bllokimi.

Përndryshe, Suedia dhe Finlanda morën iniciativën për t’u bashkuar më NATO-n pas agresionit rus në Ukrainë, duke i dhënë fund kështu neutralitetit të tyre. /Shqip.com