Lajme Botë

Turqia bie dakord që të mbështes anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Flamuri i Turqisë dhe ai i Finlandës

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto ka thënë se Turqia ka rënë dakord për të mbështetur anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Siç raporton CNN, është nënshkruar një memorandum i përbashkët në mes Turqisë, Finlandës dhe Suedisë.

Sipas Niinistos ky memorandum është nënshkruar të martën në Madrid përpara një takimi të nivelit të lartë të NATO-s.

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto

“Hapat konkretë të pranimit tonë në NATO do të dakordohen nga aleatët e NATO-s gjatë dy ditëve të ardhshme, por ky vendim është tani i pashmangshëm, ka thënë Niinsiston.

Tutje, Niinisto ka thënë se memorandumi I përbashkët nënvizon angazhimin e këtyre vendeve për mbështetjen e plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së tyre./Shqip.com