Kulturë Kino

Episodi final i “House of the Dragon”, publikohet ilegalisht para kohe

Dy ditë para se të transmetohej, finalja e sezonit të parë të “House of the Dragon”, u shfaq ilegalisht në faqe të internetit.

Duket se rrjedhja erdhi nga një partner i shpërndarjes në Evropë, Lindjen e Mesme ose Afrikë, tha një zëdhënës i HBO.

“Jemi të vetëdijshëm se episodi i dhjetë i ‘House of the Dragon’ është postuar në faqet ilegale. Duket se e ka origjinën nga një partner në rajonin EMEA”, thuhet në deklaratën e plotë.

“HBO po monitoron në mënyrë agresive dhe po i tërheq këto kopje nga interneti. Jemi të zhgënjyer që ky veprim i paligjshëm ka prishur përvojën e shikimit për fansat besnikë të serialit, të cilët do të kenë mundësi të shohin një version të pacenuar të episodit kur të shfaqet premierë të dielën në HBO dhe HBO Max, ku do të transmetohet ekskluzivisht.

Seriali prequel i “Game of Thrones” lansoi sezonin e parë me 10 episode në gusht.

Në të luajnë Paddy Considine, Matt Smith, Olivia Cooke, Emma D’Arcy, Rhys Ifans, Steve Toussaint dhe Eve Best.

Në vitin 2017, një episod i “Game of Thrones ” nga sezoni i tij i shtatë në mënyrë të ngjashme u publikua përpara datës së planifikuar të transmetimit.

Në atë kohë, HBO ia atribuoi rrjedhjen episodit që ishte postuar aksidentalisht nga një shitës i palës së tretë.

/Shqip.com