Lajme Ballkan

Disa persona të arrestuar për spiunazh në Mal të Zi, në mesin e tyre malazezë e rusë

Ilustrim

Disa persona janë arrestuar në Mal të Zi nën dyshimin se ishin agjent që punoni për shërbimet sekrete ruse.

Siç raportoi Vijesti, në mesin e të arrestuarve janë dy shtetas malazez, gjashtë diplomat rusë dhe disa shtetas po ashtu të Rusisë.

Në mesin e të ndaluarve është edhe zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Radomir Sekuloviç i cili shërbeu gjatë bashkëpunimit shtetëror Serbi-Mali i Zi.

Sekuloviç ka qenë i punësuar në çështjet konsullore për mbi 30 vjet dhe kishte një titull të lartë në ish Jugosllavi. Ai punoi për një kohë të gjatë në punët konsullore në vendet afrikane.

Sipas “Vijesti”, veprimi u kryesua nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë (ANB), juridiksioni i së cilës është vepra penale dhe u krye me urdhër të Zyrës së Prokurorisë së Posaçme Shtetërore (SDT).

Sipas një burimi, një nga të ndaluarit ka punuar për shërbimin rus për më shumë se një dekadë dhe është pjesë e një grupi më të gjerë, anëtarët e të cilit njihen si ANB.

Të njëjtat burime thonë se veprimi i sotëm është vetëm fillimi i veprimtarive për të zbuluar bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja të inteligjencës.

Si pjesë e veprimit të ANB, SDT dhe Departamentit të Posaçëm të Policisë (SPO), kontrollet u kryen në disa vende rreth Podgoricës, gjatë të cilave u gjetën sende me interes për hetimin.

Zëdhënësi i SDT-së, Vukas Radonjiç tha se me kërkesë të SDT-së dhe me urdhër të Gjykatës së Lartë, policia po kryen kontrolle në apartamente dhe lokale të tjera të disa qytetarëve, “me arsyetimin se janë kryer vepra penale për të krijuar organizatë kriminale dhe spiunazh”.

Arrestimi u krye nga anëtarët e Divizionit Kundër Krimit./Shqip.com