Rozë

Dhuna mes Princ Lekës dhe Elias, Gjykata merr vendimin

U mbajt sot seanca e fundit e kërkesave për urdhër mbrojtje reciprok me palë Princ Leka Zogun dhe Elia Zaharia, në Gjykatën Civile të Tiranës.

Në seancë u paraqitën vetëm avokatët e dy palëve, të cilët paraqitën dhe akteksperizat për dhunën e pretenduar.

Të dy, si Princ Leka si Elia Zaharia, me vendim të gjyqtarit Artan Hajredinaj janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njeri-tjetrit për një afat kohe 6 muaj dhe distanca që duhet të mbajnë nga njeri-tjetri është 5 metra.

Në Pallatin Mbretëror Eli Zaharia do vijojë të qëndrojë me vajzën e saj, ndërsa Princi do e shohë të bijën në prani të dados.

Seanca e sotme e orës 13:00 u zhvillua në vijimësi të seancës së 21 marsit, e cila u shty për mosparaqitje nga mbrojtja e Zaharisë të aktekspertizës që vërtetonte shenja dhune ndaj saj.

Princ Leka është i pajisur me urdhër mbrojtje për 1 vit me distancë 100 metra ndaj ish-vjehrrit të tij Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit nuk duhet të jetojë në pallat.

/Shqip.com