Lajme

Detaje të reja nga aksioni në Izvor, policia: U gjetën 26 gëzhoja të armës së zjarrit

Policia e Kosovës ka zbuluar një laborator droge në fshatin Izvor të Zveçanit, dhe gjatë aksionit janë gjuajtur me armë zjarri nga disa të dyshuar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gëzhoja të armës së zjarrit.

Derisa njësitë policore ishin në kryerje të detyrës, të dyshuar të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtimi të zyrtarëve policor. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 26 gëzhoja të armës së zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në njoftim,

Në njoftimin e PK-së, bëhet e ditur se në këtë laborator drogë janë gjetur afër 10 mijë bimë të dyshuara narkotike.

“Njësitë policore gjatë kontrollit të një objekti në ndërtim, pronë e një mashkulli/Serb kanë gjetur dhe asgjësuar 9084 copë bimë të dyshuara narkotike. Gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar 4 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marijuanë dhe një pushkë gjuetie. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Gjatë ditës së djeshme edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se droga e cila u sekuestruar në një laborator në Izvor kap vlerën e 6 milionë eurove. ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milionë euro.

Lexo edhe:
Droga e sekuestruar në Izvor kap vlerën e 6 milionë eurove

Edhe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aksionit në Izvor ku është sekuestruar një laborator droge.

Lexo edhe:
Kurti nga Zvicra flet për aksionin në veri të Kosovës: Krimi do të luftohet pa ndërprerje

Kurti ka thënë se krimi do të luftohet pa ndërprerje./Shqip.com