Lajme

Kurti nga Zvicra flet për aksionin në veri të Kosovës: Krimi do të luftohet pa ndërprerje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aksionit në Izvor ku është sekuestruar një laborator droge.

Kurti nga Davos i Zvicrës ka bërë të ditur se janë sekuestruar 10 mijë bimë të llojit marijuanë.

“Krimi do të luftohet pa ndërprerje. Në Izvor, një qytet në veri të Kosovës, policia jonë gjeti një laborator të rritjes së marijuanës me mbi 10,000 bimë ilegale. Të shtëna ndaj policëve dhe doganierëve, por ata janë të vendosur të vazhdojnë punën e tyre. Faleminderit për shërbimin tuaj”, ka shkruar Kurti.

Shqip.com pak më parë ka raportuar për të njëjtin laborator droge, ku Dogana e Kosovës e ka filluar këtë aksion për të gjetur bitcon, mirëpo ka hasur në laborator droge.

Lexo edhe:
Burime për Shqip: Dogana në aksionin për bitcoin në Zveçan, gjen laborator të marijuanës

Më këtë rast Dogana e Kosovës këtë aksion ia ka përcjellë Policisë së Kosovës, konkretisht Njësitit të Anti-drogës./Shqip.com