Lajme

Droga e sekuestruar në Izvor kap vlerën e 6 milionë eurove

Droga e sekuestruar në Izvor

Droga e cila u sekuestruar në një laborator në Izvor kap vlerën e 6 milionë eurove.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelel Sveçla.

“Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë 6 milionë euro ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milionë euro”, ka shkruar ai në Facebook.

Para disa çasteve, Sveçla, ka bërë të ditur gjithashtu se në laboratorin e drogës në Izvor, janë gjetur mbi 10 mijë fije të marijuanës.

Sveçla ka shkruar se Policia e Kosovës dhe zyrtarët doganor janë gjuajtur me armë zjarri mirëpo aksioni ka vazhduar pa asnjë lëndim apo dëm material.

“Pandalshëm do ta luftojmë krimin në Republikën tonë. Në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës, policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marijuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg. Përgjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri por aksioni po vazhdon me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material”, ka shkruar Sveçla.

Lexo edhe:
Sveçla për laboratorin e drogës në Zveçan: Janë gjetur mbi 10 mijë fije të marijuanës

Ai gjithashtu ka thënë se ky është rezultat i vendosmërisë së madhe duke bërë kështu që çdo ditë e më shumë vendi ynë të çlirohet nga krimi./Shqip.com