Lajme

Detaje nga kërkimi për suspendim të ish-drejtorit të Antidrogës në veri, dyshohet se pa urdhër shkoi në vendin ku u zbuluan narkotikët

Droga në Zveçan

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e ish-drejtorit të Antidrogës në veri të Kosovës, Ilir Xhemajli dhe hetuesit rajonal të Forenzikës, Marian Gizdiç.

Kjo pasi dyshja dyshohet se janë përfshirë në disa vepra penale, të cilat lidhen me rastin aksionit për zbulimin e laboratorit të drogës në veri të Kosovës.

Në maj të këtij viti Policia e Kosovës kishte zhvilluar një operacion policor dhe kishin zbuluar një laborator të drogës në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit.

Xhemajli pretendohet se së bashku me hetuesin Gizdiç nuk kishin qenë pjesë të aksionit policor,  kishin shkuar tek laboratori i drogës pa ndonjë urdhër të vecantë nga Gjykata në Mitrovicë.

Lexo edhe:
IPK-ja kërkon suspendimin e një togeri dhe një zyrtari policor, dyshohen se ndihmuan në fshehjen e laboratorit të drogës

Me këto veprime Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka konstatuar se Xhemajli dhe Gizdiç kanë kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, pengim të të provuarit dhe dhënie në ndihmë të kryerjes së veprës penale, raporton Kallxo.com.

Në objektin i cili ishte përdorur si laborator droge në fshatin ku Xhemajli aktualisht mban pozitën e Komandantit të Pikës kufitare statike, prokurori kishte urdhëruar që të mos hynte askush pa leje.

Lexo edhe:
IPK jep detaje: Polici dyshohet se dëmtoi kamerat e sigurisë afër laboratorit të drogës që u shkatërrua në Izvor

Por këtë urdhër po dyshohet se e kanë shkelur Xhemajli dhe Gizdiç.

Si rrodhi hetimi për Xhemajlin dhe Gizdiçin.

Në maj të këtij viti, një aksion i gjerë policor ishte zhvilluar në fshatin Izvor në Zveçan.

Në këtë aksion u konfiskuan mbi 10 mijë fije bimë narkotike të llojit marihuanë e cila ishte e gatshme për tu shitur.

Në po të njëjtin aksion policor, dyshohet se pati edhe të shtëna armësh drejtë zyrtarëve policor por që nuk pati ndonjë të lënduar.

Gjithashtu ishin konfiskuar edhe 26 gëzhoja të armës.

Më 24 maj vetëm pak kohë pas aksionit policor, Inspektorati Policor i Kosovës kishte njoftuar se kishte arrestuar një zyrtar policor për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe manipulim me prova.

Zyrtari dyshohej se kishte bërë dëmtimin e kamerave të sigurisë të cilat ishin të vendosura në vendin ku ishte bastisur laboratori i drogës në Izvor.

Duke mos e lënë me kaq, IPK kishte ndërmarrë edhe veprime të tjera.

Lexo edhe:
Burime për Shqip: Dogana në aksionin për bitcoin në Zveçan, gjen laborator të marijuanës

Pas zgjerimit të hetimeve në bazë të analizimit të rastit në koordinim me Prokurorinë e Mitrovicës, ishin duke u hetuar edhe zyrtarët tjerë policorë të njësive tjera për veprat e njëjta penale.

Veprimet hetimore të IPK-së janë duke u ndërmarrë ndaj këtyre zyrtarëve policorë të njësive, Kufitare, Forenzikës e Antidrogës.Prokuroria e Mitrovicës kishte urdhëruar Inspektoratin Policor të Kosovës që t’i shikonte veprimet për disa zyrtarë policorë se pse atë ditë ishin aty.

Gjatë ditës së sotme, IPK njoftoi se si rezultat i hetimeve të zgjeruara kanë rekomanduar suspendimin e Ilir Xhemajlit, ish-drejtor i Antidrogës në veri të vendit dhe hetuesin rajonal të Forenzikës Marian Gizdiç, nën dyshimet e lartëpërmendura./SHQIP.com