Lajme

Çmimi i naftës arrin 1.90 euro, LDK sot dorëzon rezolutën në Kuvend për reduktim të akcizës për derivate

Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës, të hënën do të dorëzojë kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën për reduktim të akcizës në derivate dhe të TVSH-së në produkte esenciale.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Përmes një statusi në Facebook, Abdixhiku tha se janë bërë 100 ditë kur një propozim të tillë ia kishin bërë Qeverisë.

Kreu i LDK-së ka thënë se inflacioni ka arritur në 13 për qind.

“Çmimi i naftës këtë mëngjes shënon rekord të ri prej 1.90 eurove për litër; derisa inflacioni i gjithëmbarshëm ka arritur në plot 13%. Në këtë krizë të paprecedentë, mosveprimi është krim!. Sot, dorëzojmë në Kuvend kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën tonë me kërkesë të njëjtë si 100 ditë më parë. Po të vepronim me kohë, papërballueshmëria jonë do të ishte më e lehtë, po s’vepruam sot, do të bëhet edhe më e thellë”, ka shkruar Abdixhiku.

Lexo edhe:
(Dokument) Shoqata e Naftëtarëve me kërkesa ndaj Qeverisë, paralajmërojnë mbylljen e pikave të derivateve

Ligji i ri i naftës parasheh që Qeveria të nxjerrë akt nënligjor për rregullimin e çmimeve të naftës dhe masa të tjera mbrojtëse.

Lexo edhe:
MINT: Naftëtarët nuk mund ta shuajnë veprimtarinë vetëm pse janë të pakënaqur me vendimin e Qeverisë

Sipas një njoftimi, MINT ka përgatitur tashmë draftin dhe po zhvillon konsultimet në mënyrë intensive me hisedarë, në mënyrë që sa më parë ta procedojë për miratim në qeveri./Shqip.com