Lajme

Berisha për punësimin e grave në sektorin e energjisë: Ndonjëri që e ka gruan shumë burrë të fortë atje gjen shpëtim

Hisen Berisha, deputet i PDK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Hisen Berisha, ka përdorur një term në Kuvendin e Kosovës i cili cilësohet të jetë fyes për gratë.

Në fjalimin e tij për marrëveshjen me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), ai ka përmendur edhe punësimin e grave në sektorin e energjisë si dhe ka ironizuar.

Duhet uruar Kosovën për këtë arritje edhe juve Qeverisë për fasadimin që po i bëni duke planifikuar t’i punësoni edhe gratë në fushën e energjisë. Do Zoti që ndonjëri që e ka gruan shumë burrë të fortë atje edhe gjen shpëtim”, ka thënë Berisha.

Për këtë ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Isufi.

Ajo i kërkoi Berishës që të sqaroj së çfarë do të nënkuptonte kjo fjali e Hisenit.

“Desha ta bëj një reagim të shkurtër lidhur me fjalën e deputetit të PDK-së, Hisen Berisha. E citoj një pjesë kur thotë ‘dikush që e ka gruan shumë burrë të fortë’, a ka mundësi të na tregojë çfarë do të thotë kjo”, ka thënë Isufi

Kurse, kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka thënë se fjalinë e Berishës nuk e ka dëgjuar si dhe e ka kuptuar se çfarë ka thënë ai pasi është pyetur nga Isufi.

“Nuk e paskam dëgjuar këtë pjesë të cilës ju referuara deputetja Jusufi. Ju lus edhe një herë të nderuar deputetë ta mbajmë fjalorin parlamentar. Të mos lëshohemi në përdorimin e terminologjisë që është diskriminuese, fyese, ofenduese”, ka thënë Konjufca.

Lexo edhe:

Kuvendi ratifikon marrëveshjën për energjinë me MCC-në

Të gjithë deputetët e pranishëm në Kuvendin e Kosovës kanë votuar për ratifikimin e marrëveshjes për energjinë  në mes Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) dhe Kosovës.

Kjo marrëveshje mori 89 vota të deputetëve.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ju uroji deputetëve të pranishëm ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Lexo edhe:

Në rend të ditës marrëveshja me MCC-në, pritet ratifikimi i saj në Kuvend

Ratifikimi i kësaj marrëveshje nuk ishte në rend të ditës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një mocioni procedural, deputetët u pajtuan që të futet në rendin e ditës edhe marrëveshja 236 milionë dollarësh me SHBA-në.

Të gjithë 87 deputetët që ishin në sallë votuan për.

Futja e kësaj pike në rend dite, u propozua nga kryetari i Komisionit për Ekonomi, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala.

Lexo edhe:
Nënshkruhet marrëveshja për energjinë ndërmjet MCC-së dhe Kosovës

Dje gjatë ditës së mërkurë është nënshkruar Marrëveshja për Programin Kompakt, në vlerë të përgjithshme prej 236.7 milionë dollarësh, ndërmjet Kosovës dhe MCC-së në Uashington.

Para ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, shefja e MCC-së, Alice Albright ka thënë se marrëveshjet e MCC-së sjellin dobi për miliona njerëz, derisa ka thënë se qytetarët e Kosovës po përballen me probleme me energjinë.

Tutje, ajo tha se 4 nga 10 shtëpi në Kosovë përballen me mungesën e energjisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani para të pranishmëve ka deklaruar se Kosova është krenare që e ka SHBA-në pranë saj si dhe ka theksuar se investimet e tilla do të jenë trashëgimia më e mirë e gjeneratave të ardhshme të Kosovës.

Kurse, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se çdo monedhë për këtë projekt do të shkojë për një kauzë të rëndësishme.

Tutje, Kurti shtoi se deri në fund të këtij viti do të bëhet ankandi i parë për energji solare në Kosovë si dhe do të punohet që të punësohen gratë në sektorin e energjisë.

Marrëveshja e cila u nënshkrua në Uashington, pritet të prezantohet sot në Kuvendin e Kosovës për tu ratifikuar.

Lexo edhe:

Marrëveshja në mes MCC-së dhe Kosovës përfshinë tri projekte të rëndësishme në sektorin e energjisë

Programi Kompakt i nënshkruar në mes Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) dhe Kosovës, përfshinë tri projekte të rëndësishme në sektorin e rëndësishëm.

Nga një njoftim nga zyra e presidencës thuhet se kjo marrëveshje parasheh investime në infrastrukturën për ruajtje të energjisë, zhvillimin e fuqisë punëtore dhe përfshirjen e grave në sektorin e energjisë si dhe, projekti i Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim.

Nënshkrimi i Marrëveshjes me MCC-në, vije pas përmbylljes së negociatave në muajin maj të këtij viti dhe pas konfirmimit me votë unanime të Programit Kompakt nga Bordi i Drejtorëve të MCC-së./Shqip.com