Lajme

Nënshkruhet marrëveshja për energjinë ndërmjet MCC-së dhe Kosovës

Sot gjatë ditës së martë është nënshkruar Marrëveshja për Programin Kompakt, në vlerë të përgjithshme prej 236.7 milionë dollarësh, ndërmjet Kosovës dhe MCC-së në Uashington.

Para ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, shefja e MCC-së, Alice Albright  ka thënë se marrëveshjet e MCC-së sjellin dobi për miliona njerëz, derisa ka thënë se qytetarët e Kosovës po përballen me probleme me energjinë.

“Është shumë bukur që jemi mbledhur këtu në këtë moment të rëndësishëm për të dy vendet. Shumë persona  ka bërë shumë punë për të mbërritur në këtë moment të rëndësishëm. Në 49 vende që nga viti 2004, SHBA ka investuar rreth 15 miliardë dollarë. Sot Kosova dhe MCC nënshkruajnë marrëveshjen në vlerë 202 milionë dollarë e cila do të trajtojë problemin më të madh ekonomike i cila është furnizimi jo i besueshëm më energji elektrike”, tha ajo.

Tutje, ajo tha se 4 nga 10 shtëpi në Kosovë përballen me mungesën e energjisë.

“Në vitet e fundit furnizimi me energji elektrike nuk përshtatet me nevojat për energji, problem ky që pritët të rritët. 4 nga 10 shtëpi në Kosovë, kanë njëfarë mënyre mungesë të energjisë elektrike. Qasja me energji elektrike është një element i rëndësishëm për rritje ekonomike dhe përmirësim të jetesës.

Tutje, Albright tregon për komponentët kryesore të këtij projekti si dhe kontributin që do të ketë Kosovën në këtë marrëveshje.

“Komponenti i parë është krijimin e baterive akumuluese energjetike. Komponenti i dytë është aftësimi i personave për të krijuar forcë pune. Ne do të punojmë edhe me DPC-në për të rritur numrin e investuesve privat. Qeveria e Kosovës do të kontribuojë me rreth  35 milionë dollarë. SHBA është shumë krenare për partneritetin me Kosovën në këto marrëveshje”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani para të pranishmëve ka deklaruar se Kosova është krenare që e ka SHBA-në pranë saj si dhe ka theksuar se investimet e tilla do të jenë trashëgimia më e mirë e gjeneratave të ardhshme të Kosovës.

“SHBA po na ndihmon edhe më tutje për ekonomi me këtë marrëveshje, duke qëndruar pranë nesh dhe për të parë këtë sukses të veçantë, që ne të arrijmë edhe më shumë gjatë viteve në vazhdim. Duke parë sfidat e tranzicionit të energjisë, duke formuar vende pune, por edhe siguria e energjisë është një çështje e rëndësishme. Këtë herë, këto investime do të bëhen trashëgimia më e mirë e gjeneratave në vazhdim”.

Osmani këtë marrëveshje e quan si investimin më të madh të bërë ndonjëherë në Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

 “Sot ne jemi dëshmitarë çfarë mund të arrijmë përmes punës së madhe, ne dhe MCC kemi dizajnuar kompaktin dhe 236 milionë dollarë, janë investimi i vetëm dhe më i madhi në energjinë tonë për dekada. Për çdo gjë dhe për ato që do të vijnë në vitet e vazhdueshme, dua të falënderoj çdo person në dy ekipet tona për këtë sukses të arritur”.

Kurse, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se çdo monedhë për këtë projekt do të shkojë për një kauzë të rëndësishme.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

“Me MCC-në kemi punuar për tu siguruar se çdo cent i këtij projekti do të shkojë për një kauzë të rëndësishme. Ky investim do ta vendos Kosovën në fillim të vendeve që janë duke u përpjekur që të gjejnë mënyra inovative për sigurimin me energji elektrike. Ne qëndrojmë të bashkuar kundër faktorit kryesor që e kanë sjellë këtë gjendje siç është agresioni rus ndaj Ukrainës”

Tutje, Kurti shtoi se deri në fund të këtij viti do të bëhet ankandi i parë për energji solare në Kosovë si dhe do të punohet që të punësohen gratë në sektorin e energjisë.

Marrëveshja e cila do të bëhet sot në Uashington, do të prezantohet nesër në Kuvendin e Kosovës për tu aprovuar./Shqip.com