Lajme

Berisha përshëndet vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave

Ish-kryeministri i Shqipërisë

Ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se e përshëndet vendimin e Qeverisë së Kosovës për masën e reciprocitetit për targat e veturave të Serbisë, përcjell Shqip.com.

Lexo edhe:
Reciprociteti për targat – ambasadorët e QUINT-it i shkojnë Kurtit në takim

Përmes një postimi në Facebook, Berisha tha se e dënon reagimin destabilizues të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Lexo edhe:
Vuçiq: Kërkojmë të hiqen trupat në veri të Kosovës dhe të bisedojmë

“Pas kësaj mase reciprociteti të imponuar nga diskriminimi që Beogradi u bënte makinave me targa të Kosovës që udhëtonin në territorin e Serbisë, Serbët në Veri të Kosovës me urdhër të Beogradit reaguan me bllokimin e rrugëve të cilat i ç’bllokoi Policia e Kosovës.

Përshëndes këtë masë të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit midis vendeve të barabarta dhe dënoj reagimin destabilizues të serbomadhit Vuçiq dhe heshtjen e argatit të tij në Tiranë, Zografi bis ndaj qëndrimit të padronit të tij, Vuçiq”, shkroi ndër tjerash Berisha.

Ndryshe, të hënën, Qeveria e Kosovës filloi së zbatuari reciprocitetin me targat e Serbisë, duke bërë kështu që çdo veturë që hyn në Kosovë, t’i vendos tabelat e përkohshme.

Lexo edhe:
Obradovic kërkon nga Vuçiq që të vë në gatishmëri ushtrinë pas reciprocitetit me targa

Në shenjë pakënaqësie për këtë, disa qytetarë serb në komunat veriore të Kosovës, kanë bllokuar rrugën duke mos lejuar kështu të kalojë rrugën asnjë veturë.

Lidhur me këtë, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në pikën kufitare në Jarinjë për ta zbatuar reciprocitetin me Serbinë për targat.

Ndaj këtyre zhvillimeve ka pasur diskutime të hënën edhe në Kuvendin e Kosovës, ku sipas opozitës “kryeministri Kurti po bën show”./Shqip.com