Lajme

Reciprociteti për targat – ambasadorët e QUINT-it i shkojnë Kurtit në takim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur të martën në takim ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Takimi është mbajtur pas situatës së shkaktuar në veri të vendit me vendosjen e reciprocitetit për targa.

Kosova dhe Serbia janë pajtuar në shtator të 2016-s për mbulimin me letër ngjitëse në pjesë të caktuara të tabelave. Por, pasi marrëveshja ka përfunduar para një jave, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ua vendosë targat e përkohshme të gjitha veturave që hyjnë në territorin e saj nga Serbia.

Lexo edhe:
Vuçiq: Kërkojmë të hiqen trupat në veri të Kosovës dhe të bisedojmë

Ky vendim është marrë si përgjigje ndaj Serbisë që ka disa vite që ka bërë ngjashëm me veturat të cilat kishin targat e Kosovës (RKS).

Vendimi nxiti protesta të serbëve që kanë bllokuar rrugët në Jarinje e Bërnjak, në drejtim të pikave kufitare me Serbinë.

Për marrjen e targave të përkohshme duhet të paguajnë 5 euro dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë./SHQIP.com