Lajme

Beqa: Me 18-19 maj pritet të mbahet mbledhja e parë e Komisionit hetimor për energjinë elektrike

Hajdar Beqa - Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës
Hajdar Beqa - Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike, Hajdar Beqa që njëherë është edhe kryetar i Komisionit hetimor për energjinë elektrike të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje në një prononcim për Shqip.com ka treguar se kur pritet të mbahet mbledhja e parë e këtij komisioni.

Ai thotë se në bazë të ligjit mbledhja pritet të mbahet me datën 18-19 maj

‘’Brenda afatit ligjor që i bie 14 ditë pritet të mbahet mbledhja e parë e Komisionit hetimor për Energjinë Elektrike, komisioni u votua me 5 maj e që 14 ditë i bie data 18-19 maj’’ ka thënë Beqa për Shqip.com

Ai po ashtu ka treguar se Komisionin e pret një punë voluminoze

‘’Komisionin e pret një punë voluminoze, nuk dihet se kush pritet të raportojë pasi që duhet vendosur në komision’’ ka thënë Beqa.

Në këtë komision do të diskutohet  krizën energjetike në Kosovë që daton nga viti 2006 deri në vitin 2022./Shqip.com