Art Jetese

“Bambi Blonde”, trendi i vititi të ardhshëm

Ne kemi parë trendet dominuese për flokët këtë vit, nga të gjitha llojet e prerjes Bob deri te prerja franceze “pixie” dhe teksa jemi në fund të vitit 2023, duket se ka disa tendenca që do i shihni kudo vitin tjetër

Nuk ka asnjë dyshim që modelet e flokëve Bob do të jenë dominuese, por cilat ngjyrat duhet të zgjedhin vajzat për një pamje super të lezetshme?

Së fundmi, është vënë re një tendencë të famshmet, por jo vetëm, edhe pse në dimër, po zgjedhin ngjyra të ngrohta për flokët.

“Bambi blonde” është një prej tyre dhe dukshëm po kthehet në një trend që do të kërkohet më shumë gjatë vitit të ardhshëm.

Kjo nuancë është një përzierje e nuancave të thella të mjaltit, vaniljes dhe ngjyrave të lëkurës së drerit.

Një bionde dimërore vërtet e bukur, e cilësojnë floktarët e njohur, pasi përzierja e këtyre toneve i jep flokëve një stil më të ngrohtë.

Jo vetëm që është perfekte për biondet ekzistuese, por është gjithashtu një opsion i shkëlqyer për zeshanet që duan të bëjnë një ndryshim në prag të 2024-ës.

/Shqip.com