Ekonomi

Asociacioni i Komunave të Kosovës: Komunat nuk e kanë rritur çmimin e tatimit në pronë

Ditëve të fundit është raportuar për rritjen e çmimit të tatimit në pronë. Lidhur më këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Në reagimin e tyre, thuhet se Komunat nuk e kanë rritur çmimin e tatimit në pronë.

“Pas reagimeve të qytetarëve për rritjen e çmimit të faturës për Tatimin në Pronë, duhet të sqarojmë se kjo rritje nuk vjen nga Komunat. Fatura e tatimit në pronë përmban dy elemente mbi bazën e të cilave përcaktohet shuma e kësaj pagese:1. Vlera e pronës për metër katror (m/2) e cila përcaktohet nga Ministria e Financave dhe Transfereve  (Departamenti i Tatimit në Pronë) dhe 2. Norma tatimore e cila përcaktohet nga Komunat”, thuhet në reagim.

Lexo edhe:
MFPT: Pronat do të tatimohen 100 për qind, nuk ka më zbritje

Sipas Asociacionit, çmimi i faturës së tatimit në pronë llogaritet me shumëzimin e vlerës së pronës me normën tatimore.

Lexo edhe:
Përplasen Bajrami-Murati, ky i fundit largohet nga mbledhja e komisionit

“Çmimi i faturës së Tatimit në Pronë llogaritet me shumëzimin e vlerës së pronës me normën tatimore.Kështu, me rritjen e çmimit të pronave (pa u rritur fare norma tatimore nga Komunat) është rritur automatikisht vlera e faturës së Tatimit në Pronë.Ajo çka është varur nga Komunat nuk ka ndryshime, sepse ato mbeten të përkushtuara që të mos bëjnë ngritje në këtë kohë të vlerave të taksave për qytetarët”.

Lexo edhe:
Rritja e çmimit të tatimit në pronë, reagon Bajrami

Me këtë rast, Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon edhe njëherë që sa më shpejt të procedohet në Kuvend, Ligji i ri i Tatimit në Pronë, ku është kërkuar që norma tatimore aktuale të ulet nën 0.15%.

/Shqip.com