Ekonomi

Rritja e çmimit të tatimit në pronë, reagon Bajrami

Deputetja, Hykmete Bajrami

Ditëve të fundit është raportuar për rritjen e çmimit të tatimit në pronë. Lidhur më këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami.

“Në kohën e krizës ekonomike e sociale nëpër të cilën po kalon vendi, qytetarëve u janë rritë vetëm çmimet, nuk ka rritje të pagave, nuk ka rritje të pensioneve, nuk ka rritje e të të hyrave –  janë rritë vetëm çmimet”, ka thënë Bajrami

Bajrami më tutje i ka dhënë disa rekomandime Qeverisë lidhur me këtë situatë.

“1. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve me një vendim të pezulloj rivlerësimin e fundit të patundshmërive në vendin tonë, sepse është bërë në kushte të një inflacioni enrom dhe 2. Të procedoj sa me parë në Kuvend Ligjin e ri për Tatim në Pronë, i cili është draftu nga grupi punues që nga tetori 2022, me të cilin duhet të largohet pragu i poshtëm 0.15% dhe të mbetet vetëm pragu i lartë, në mënyrë që të ju lejohet komunave të bëjnë përshtatjen e normave të tatimit sipas rrethanave”, ka shkruar Bajrami.

Shqip.com ka nisur pyetje në drejtim të Ministrisë së Financave lidhur me këtë çështje por që deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

/Shqip.com