Lajme

Ambasada amerikane: Jemi të tronditur nga sulmi i dhunshëm ndaj studentëve në Gllogjan

Ambasada e Amerikës në Kosovë

“Jemi të tronditur nga sulmi i dhunshëm ndaj studentëve në Gllogjan”.

Kështu është shprehur i ngarkuari me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Nicholas Giacobbe, në reagimin e tij lidhur me sulmin tragjik që ndodhi të premten mbrëna në Gllogjan të Deçanit.

Giacobbe u ka shprehur ngushëllime familjeve, ndërsa ka shtuar se autoritetet po punojmë që autorët t’i sjellin shpejt para organeve drejtësisë.

“I tronditur nga sulmi i dhunshëm ndaj studentëve në Gllogjan. Autoritetet po punojnë për të sjellë autorët shpejt para drejtësisë. Ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe i uroj të lënduarve shërim të shpejtë”, ka shkruar ai në Twitter.

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas Giacobbe

Ndryshe, mbrëmjen e së premtes në fshatin Gllogjan të Deçanit, një person ka shtënë me armë zjarri drejt një autobusi, ku kanë mbetur të vdekur shoferi dhe dy nxënës, kurse një tjetër është plagosur.

Gjendja shëndetësore e nxënësit i cili mbet i plagosur është stabile. I njëjti është operuar gjatë natës në Spitalin e Pejës, ku i është larguar një plumb nga trupi.

Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet që vrasja është kryer me kallashnikov “AK-47”, teksa rasti është duke u hetuar si “vrasje e rëndë”.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion rreth këtij rasti të bashkëpunojnë me institucionet relevante./SHQIP.com