Lajme

Aksioni në Shtërpcë kundër spiunazhit, Policia tregon se çfarë është sekuestruar

Aksioni i Policisë së Kosovës në Shtërpcë

Në mëngjesin e hershëm të së enjtes, Policia e Kosovës ka kryer një aksion për sekuestrimin e kamerave të cilat dyshohet se janë të vendosura nga strukturat ilegale në Shtërpcë, komunën me shumicë serbe në rajonin e Ferizajt.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar kompjuterë, dosje me dokumente, libra amëz si dhe kamera të vendosura nëpër rrugë.

“Bazuar në urdhëresën e Gjykatës, janë kryer disa kontrolle në lokacione të ndryshme në komunën e Shtërpcës, ku janë sekuestruar kompjuterë, dosje me dokumente, libra amëz, kamera të vendosura nëpër rrugë, etj”.

Tutje në raportin e policisë është bërë e ditur se rasti është duke u hetuar. 

Lexo edhe:
Përfundon aksioni në Shtërpcë – nuk ka të arrestuar

Ndryshe nga ky aksion prokuroria ka thënë se nuk ka ndonjë person të arrestuar.

Theksojmë se Prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku, më herët për SHQIP.com ka thënë se kamerat e sigurisë dyshohet të kenë qenë të kontrolluara nga struktura ilegale të Serbisë.

Lexo edhe:
Aksioni në Shtërpcë, Maloku: Ish-kryetari Bratisllav Nikoliq është koordinator i strukturave ilegale serbe që i ka monitoruar kamerat

Ai tha se aksioni ndërlidhet me ish-kryetarin e komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq pasi i njëjti është koordinator i strukturave ilegale serbe.