Lajme

Përfundon aksioni në Shtërpcë – nuk ka të arrestuar

Aksioni i Policisë së Kosovës në Shtërpcë

Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës për sekuestrimin e kamerave të cilat dyshohet se janë të vendosura nga strukturat ilegale në Shtërpcë, komunë me shumicë serbe në rajonin e Ferizajt.

Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes një njoftimi për media ka thënë se janë bastisur katër lokacione të ndryshme.

Sipas njoftimit të Prokurorisë është bërë edhe largimi i kamerave të vendosura nga strukturat paralele. 

Deri më tani prokuroria ka thënë se nuk ka ndonjë person të arrestuar. 

Lexo edhe:
Policia aksion në Shtërpcë – sekuestron kamerat që dyshohet se janë vendosur dhe kontrollohen nga strukturat ilegale serbe

Theksojmë se Prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku, më herët për SHQIP.com ka thënë se kamerat e sigurisë dyshohet të kenë qenë të kontrolluara nga struktura ilegale të serbisë.

Ai tha se aksioni ndërlidhet me ish-kryetarin e komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq pasi i njëjti është koordinator i strukturave ilegale serbe.

Lexo edhe:
Aksioni në Shtërpcë, Maloku: Ish-kryetari Bratisllav Nikoliq është koordinator i strukturave ilegale serbe që i ka monitoruar kamerat

“Ish-kryetari i komunës Bratisllav Nikoliq është edhe koordinator i strukturave ilegale e që këto struktura kanë menaxhuar me kamerat e sigurisë që kanë monitoruar lëvizjet e qytetarëve dhe institucionet publike të Republikës së Kosovës e që këto informacione janë përcjellë në strukturat e sigurisë në Serbi”, tha ai.

Gjatë aksionit, Policia ka sekuestruar edhe dokumente për të cilat, Maloku tha se do të shërbejnë si dëshmi./Shqip.com