Lajme

Aksioni në Shtërpcë, Maloku: Ish-kryetari Bratisllav Nikoliq është koordinator i strukturave ilegale serbe që i ka monitoruar kamerat

Aksioni në Shtërpcë

Policia e Kosovës përmes një aksioni në Shtërpcë ka sekuestruar kamera të sigurisë dhe dokumente.

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku tha për SHQIP.com se kamerat e sigurisë dyshohet të kenë qenë të kontrolluara nga struktura ilegale të serbisë.

Ai tha se aksioni ndërlidhet me ish-kryetarin e komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq pasi i njëjti është koordinator i strukturave ilegale serbe.

“Ish-kryetari i komunës Bratisllav Nikoliq është edhe koordinator i strukturave ilegale e që këto struktura kanë menaxhuar me kamerat e sigurisë që kanë monitoruar lëvizjet e qytetarëve dhe institucionet publike të Republikës së Kosovës e që këto informacione janë përcjellë në strukturat e sigurisë në Serbi”, tha ai.

Ilustrim
Lexo edhe:
Policia aksion në Shtërpcë – sekuestron kamerat që dyshohet se janë vendosur dhe kontrollohen nga strukturat ilegale serbe

Duke shtuar se strukturat ilegale serbe “konsumojnë elemente të veprës penale “bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese të ndërlidhura për veprën e spiunazhit”.

Gjatë aksionit, Policia ka sekuestruar edhe dokumente për të cilat, Maloku tha se do të shërbejnë si dëshmi.

Lajmi në përditësim…