Ekonomi

Afër 18 milionë euro borxhi i konsumatorëve ndaj Termokos-it

Termokos.

Që nga paslufta deri më tani, borxhi i qytetarëve ndaj Ndërmarrjes Publike “Termokos” ka arritur afër 18 milionë euro.

Në një intervistë për EO, zëdhënësja e Termokos-it, Afërdita Uka ka thënë se këtë problem po mundohen ta zgjidhin nëpërmjet padive në gjykata.

“Borxhi total i konsumatorëve që nga paslufta e deri më tani ka arritur shifrën 18 milionë euro megjithatë është duke u punuar që këto borxhe për t’i inkasuar përmes padive nëpër gjykata”, tha Uka.

Uka foli edhe për projektin e zgjerimit të rrjetit dhe tregoi për lagjet të cilat do të përfitojnë.

“Sipas këtij projekti për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes është Mati1, lagja Arbëria, pjesa e parkut të qytetit dhe në kuadër të këtij projekti do të ketë densifikim të ngrohjes për 86 objekte të vjetra banesore lagjen Qendër, Dardania, Ulpiana dhe Bregu i Diellit”.

Mijëra banorë të rrugës Muharrem Fejza për herë të parë do ngrohen nga Termokosi – SHQIP.com

Ndërsa, për lagjen Mati1, Uka thotë se është lagjja e parë që po përfiton nga ky projekt.

“Në lagjen Mati1 e cila është lagja e parë që përfiton prej projektit tashmë ka filluar furnizimin me ngrohje për disa objekte banesore. Është një lloj testimi për këto objekte banesore. Për pjesën tjetër të objekteve banesore të kësaj lagjeje të cilat nuk e kanë përfunduar pjesën e rrjetit sekondar dhe arritjen e gypave për furnizim me ngrohje”.

Ndërsa, ajo sqaroi se në këtë projekt nuk është e përfshirë Fushë-Kosova dhe Obiliqi sepse sipas ligjit Termokosi është i obliguar të operojë vetëm brenda qytetit të Prishtinës.

“Për Obiliqin dhe Fushë-Kosovën nuk është në projeksione tona për shkak se Termokosi është ndërmarrje publike dhe si e tillë në bazë të ligjit jemi të obliguar të operojmë vetëm brenda qytetit të Prishtinës”, tha Uka-Fejzullahu.

ZRRE merr vendim për tarifat e ngrohjes nga Termokos – SHQIP.com

Kujtojmë se Termokos kishte kërkuar nga Zyra e Rregullatorit me Energji që faturat e ngrohjes të rritën por kjo nuk ishte miratuar.

Andaj, tarifat për ngrohje edhe këtë vit janë të njëjta.

Termokosi kufizon temperaturën e ngrohjes – SHQIP.com

Kjo ndërmarrje së fundi ka publikuar udhëzime me rëndësi për funksionin e ngrohjes për këtë dimër.

Në njoftim thuhet se kur temperatura e dhomës të arrijë 20 gradë -radiatorët do të mbyllën.

Tutje thuhet se për shkak të regjimit të kontrolluar të temperaturës së dhomës dhe të radiatorit, sistemi i ri nuk do të lejoj që radiatori të tejngrohet, gjë e cila e largon nevojën për hapje të dritareve ose ajrosje të panevojshme si dhe ndihmon në kursim të energjisë deri në 20%.

/Shqip.com