Ekonomi

ZRRE merr vendim për tarifat e ngrohjes nga Termokos

Ngrohtorja e qytetit "Termokos"

Tarifat për ngrohje me Termokos edhe këtë vit do të jenë të njëjta.

Kjo pasi, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE)  nuk e ka miratuar kërkesën e Termokos për rritjen e çmimit.

Në mbledhjen e mbajtur nga bordi i ZRRE-së, janë miratuar të hyrat e lejuara maksimale për tarifat e sezonit ngrohës për Termokos të cilat nuk ka ndryshime nga viti i kaluar.

“Bordi i Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në Seancën e tij të dymbëdhjetë (XII) me radhë për këtë vit, të mbajtur sot me 12 tetor 2022, ka shqyrtuar dhe miratuar të Hyrat e Lejuara Maksimale dhe tarifat për sezonën ngrohëse 2022/2023 për Ndërmarrjen NQ Termokos. Sipas vendimit të Bordit tarifat për konsumatorët do të mbesin të njëjta edhe për këtë sezon ngrohëse”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.

Termokos nis sot sezonin e ngrohjes – SHQIP.com

Termokosi që nga sot ka filluar sezonin ngrohës për të gjitha lagjet që janë të kyçura në këtë sistem.

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ka vizituar ngrohtoren për të parë përgatitjet e fundit para fillimit të furnizimit me ngrohje.

Kryeshefi ekzekutiv i Termokos-it, Fisnik Osmani ka njoftuar se nga java e ardhshme do të fillojë furnizimi me ngrohje për disa objekte të lagjes Mati 1.

“Me Projektin për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, i cili është në proces të realizimit do të kyçen 141 objekte banesore të lagjes “Mati 1”, përkatësisht objektet kolektive banesore në rrugën “Muharrem Fejza” dhe rrugicat përreth saj. Rrjeti i ngrohjes tashmë është shtrirë në këtë pjesë të qytetit. Aktualisht janë duke u kompletuar nënstacionet e ngrohjes me të gjitha pajisjet e nevojshme”.

Sipas tij, pritet të fillojë edhe furnizimi për 86 objekte banesore të vjetra në qendër, Ulpianë, Dardani dhe Bregu e Diellit.

“Konsumatorët kanë borxhe 16 milionë euro”, tha ai.     

Ndryshe, “NP “Termokos” nuk parasheh se do të ketë nevojë për aplikimin e reduktimeve për furnizim me ngrohje për konsumatorët tanë. Ne planifikojmë, që sikur edhe gjithë sezonet e kaluara ngrohëse, që të ofrojmë ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore për afro 16 mijë konsumatorët tanë”.

Megjithatë, edhe këtë vit “Termokosi” do të bëjë faturimin e ngrohjes së shpenzuara sipas sipërfaqes banesore të konsumatorit.

Ndërsa, nga viti i ardhshëm, kjo ndërmarrje parasheh vendosjen e matësve të energjisë termike tek të gjithë konsumatorët sipas konsumit.

/Shqip.com