Lajme

Termokosi kufizon temperaturën e ngrohjes

Termokosi ka publikuar udhëzime me rëndësi për funksionin e ngrohjes për këtë dimër.

Në njoftim thuhet se kur temperatura e dhomës të arrijë 20 gradë -radiatorët do të mbyllën.

”Në momentin që temperatura e dhomës e arrijnë temperaturën e dëshiruar (të caktuar në termokokë sipas numrave), termokoka do të mbyllet dhe radiatori nuk do të furnizohet me ujë të ngrohtë, derisa temperatura e dhomës të fillojë të bie. Pra, termokoka do të hapet kur temperatura fillon të bie dhe uji i ngrohtë do të fillojë të qarkullojë në radiator prapë derisa dhoma të arrijë temperaturën e dëshiruar.

Pra, nëse Termokoka është e vendosur në 3 ose 20 Gradë Celsius dhe temperatura e dhomës është 20 ose më tepër, radiatori do të jetë i mbyllur.

Tutje thuhet se për shkak të regjimit të kontrolluar të temperaturës së dhomës dhe të radiatorit, sistemi i ri nuk do të lejoj që radiatori të tejngrohet, gjë e cila e largon nevojën për hapje të dritareve ose ajrosje të panevojshme si dhe ndihmon në kursim të energjisë deri në 20%.

Lexo edhe:
Mijëra banorë të rrugës Muharrem Fejza për herë të parë do ngrohen nga Termokosi

Gjatë këtij viti, të kyçur në sistemin e ngrohjes së Termokosit do të jenë edhe banorët e rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë që deri më tani nuk kanë qenë.

“Me Projektin për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, i cili është në proces të realizimit do të kyçen 141 objekte banesore të lagjes “Mati 1”, përkatësisht objektet kolektive banesore në rrugën “Muharrem Fejza” dhe rrugicat përreth saj. Rrjeti i ngrohjes tashmë është shtrirë në këtë pjesë të qytetit. Aktualisht janë duke u kompletuar nënstacionet e ngrohjes me të gjitha pajisjet e nevojshme”.

Ndërsa, për objektet banesore të cilat janë në përfundim e sipër zëdhënësja e Ndërmarrjes Private “Termokos”, Afërdita Uka tha se kyçja në rrjetin e ngrohjes do të bëhet sapo ato të jenë tërësisht të gatshme.

“Derisa, për disa objekte banesore, të cilat janë kompletuar me të gjitha pajisjet e nevojshme, furnizimi me ngrohje do të nisë nga fillimi i sezonit ngrohës 2022/2023, për pjesën tjetër të objekteve, që janë në proces të realizimit, sapo ato të jenë të gatshme ne do fillojmë furnizimin me ngrohje.   Sipas planit dinamik për realizimin e Projektit për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, i gjithë projekti do të përfundojë në fund të vitit 2023”.

Ndërsa, sa i përket mundësisë së reduktimeve në procesin e ngrohjes, Uka tha se planifikojnë të mos ketë të tilla dhe të ofrohet ngrohje e mjaftueshme për konsumatorët.

/Shqip.com