Lajme

Abdixhiku të dielën shkon në ShBA, do të qëndrojë një javë

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku këtë të diele do të udhëtoj për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë një javore.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.

Halimi tha se Abdixhiku do të zhvillojë takime me shumë zyrtarë institucionalë të shtetit amerikan.

“Mund të ju konfirmoj se Kryetari Abdixhiku udhëton këtë të diel për në ShBA, për një vizitë një-javore, me ç’rast ai do të zhvillojë takime të shumta me zyrtarë intitucionalë të shtetit amerikan, senatorë, kongresmenë e shumë personalitete të tjera”, tha Halimi.

Po ashtu, edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pritet që gjatë javë së ardhshme të udhëtojë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bruksel.

Kreu i opozitës javën e ardhshme në Bruksel dhe ShBA – SHQIP.com

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Zyra e Komunikimit të PDK-së.

Fillimisht, Krasniqi do të shkojë në Bruksel për takime në Parlamentin Evropian dhe në Shërbimin për Veprim të Jashtëm, për të vazhduar më pas drejtë ShBA-së.

Gjatë vizitës në ShBA, Krasniqi do të pritet në takim në Departamentin e Shtetit e po ashtu do të takohet edhe me zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Pas kësaj, takime pritet të ketë edhe në Kongres, Senat dhe në disa prej institutive thinks-tanks amerikane.

/Shqip.com