Lajme

Kreu i opozitës javën e ardhshme në Bruksel dhe ShBA

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pritet që gjatë javë ssë ardhshme të udhëtojë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bruksel.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Zyra e Komunikimit të PDK-së.

Fillimisht, Krasniqi do të shkojë në Bruksel për takime në Parlamentin Evropian dhe në Shërbimin për Veprim të Jashtëm, për të vazhduar më pas drejtë ShBA-së.

Gjatë vizitës në ShBA, Krasniqi do të pritet në takim në Departamentin e Shtetit e po ashtu do të takohet edhe me zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Pas kësaj, takime pritet të ketë edhe në Kongres, Senat dhe në disa prej institutive thinks-tanks amerikane.

Kujtojmë se Shqip.com përmes burimeve të veta ka njoftuar për këtë vizitë të Krasniqit.

Pas Abdixhikut edhe Krasniqi pritet të udhëtoj në SHBA dhe Bruksel – SHQIP.com

Përveç Krasniqit, edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është ftuar që të shkojë në ShBA.

/Shqip.com