Rozë

Leonora Jakupi tregon a ka zgjedhur vellon për dasmën e shumëpritur

Këngëtarja, Leonora Jakupi,

Këngëtarja nga Skenderaj, Leonora Jakupi, ka kohë që ka konfirmuar lidhjen e saj të dashurisë, por duke mos e bërë publik identitetin e personit që i ka rrëmbyer zemrën.

Ndonëse këngëtarja është shumë e rezervuar sa i përket jetës private, së fundmi ajo në T7 ka treguar disa planë për martesën e saj.

Ajo tha se për këtë vello do të kujdeset kreatori, Valdrin Sahiti dhe ende nuk ka vendosur.

“I kam thënë Valdrinit, kurdo që ti ki gati vellon tregomë se data ime varët nga ti. Është koha tani duhet edhe unë më vendos”, ka thënë Leonora.

42-vjeçarja aktualisht po shijon suksesin e albumit të ri të shkurtër i titulluar “Amël”.

Në këtë album janë gjithsej pesë projekte: “Amël”, “Dashnia jeme”, “A kaloi”, “Hajde nxima” dhe “Centin e fundit”. /SHQIP.com