Ylli Neymar pritet t’i mungojë Brazilit në ndeshjet e mbetura të fazës së grupeve të “Katar 2022”
Publikuar:
(25.11.2022 16:54:36)
Futbollisti më i mirë brazilian, Neymar, ka përfunduar fazën e grupeve të Botërorit pas lëndimit të mbrëmshëm që e pësoi në duel me Serbinë, shkruan Shqip.com.
Neymar është ekzaminuar dhe po trajtohet në hotelin e skuadrës së tij në Katar, pasi ka lënduar kyçin e këmbës.
Ylli më i madh i Selecao, Neymar u largua nga loja 11 minuta para fundit të ndeshjes me Serbinë, pas një lëndimi të pësuar nga një ndërhyrje e ashpër e mbrojtësit kundërshtar.
Neymar do të mbetet jashtë fushave të blerta në sfidat ndaj Zvicrës të hënën dhe ndaj Kamerunit që është e fundit në grupe.
Brazili arriti një fitore spektakolare ndaj Serbisë duke e dominuar nga fillimi deri në fund të ndeshjes për të fituar në fund me rezultat 2:0.
/Shqip.com