Sport Ndërkombëtar

Curry shënoi 50 pikë, por nuk e shmangu humbjen e kampionëve

Boston Celtics vijon të udhëheqë kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes, duke vazhduar serinë e rezultateve të mira me fitoren 126-101 në udhëtim tek Atlanta. Shtatë lojtarë të Bostonit realizuan mbi 10 pikë, duke e bërë kolektivitetin si armën më të fortë.

Fitoi edhe Milwaukee, që mundi 113-98 Clevelandin, ndeshje ku u dallua Lopez me 29 pikë.

Toronto, falë 32 pikëve e 10 kërcimeve të Anunoby, mposhti 112-104 Miami, ndërsa Denver u mund 106-103 në fushën e tij nga New York.

Në Perëndim, skuadra e Phoenix mposhti 130-119 rivalët e Golden State, në një ndeshje me emocione. Curry realizoi 50 pikë për kampionët, por që s’mjaftuan për të fituar. Të gjithë titullarët e Phoenix realizuan mbi 14 pikë (Payne me 29 pikë më i miri në parket për Suns).

Rezultatet:
Charlotte – Indiana 113-125
Orlando – Minnesota 108-126
Washington – Oklahoma 120-121
Atlanta – Boston 101-126
Toronto – Miami 112-104
Milwaukee – Cleveland 113-98
New Orleans – Chicago 124-110
Dallas – Houston 92-101
Denver – New York 103-106
Phoenix – Golden State 130-119

/Shqip.com