(FOTO) Rasti “Brezovica” Berat Lahut i ndërpritet masa e paraburgimit
Publikuar:
(15.11.2022 11:35:48)

Burime të Shqip.com mësojnë se Berat Lahu, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, është liruar sot nga paraburgimi.
Po ashtu sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, Berat Lahut i është caktuar masa e ndalimit për të iu ofruar vendit ose personit të caktuar.

“Masa e ndalimit për t’i ofruar vendit apo personelit të caktuar Berat Lahut do ti zgjasë që nga data 15.11.2022 deri me 19.12.2022” thuhet në aktvendim.
Po ashtu Berat Lahut i ndalohet tu afrohet të pandehurëve dhe dëshmitarëve në rastin “Brezovica”
/Shqip.com