Reagon Haxhiu, kërkon që hetimet të thellohen

Në një video të postuar në rrjetin Facebook, nga qytetarja, Kaltrinë Zeneli, shfaqen pamje të rënda, ku shihet një e moshuar duke u keqtrajtuar fizikisht nga një infermiere e Shtëpisë së të Moshuarve në Pejë.
Lidhur më këtë rast, ka ardhur edhe reagimi nga Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Haxhiu ka kërkuar që hetimet lidhur me këtë rast të thellohen.
“Sjellja abuzuese e mizore, ndaj një të moshuare në Pejë, na ka tronditur të gjithëve. Në këto momente institucionet përgjegjëse, policia dhe prokuroria, janë duke e bërë punën e tyre dhe disa nga personat e dyshuar janë arrestuar. Abuzimi që pamë sot, nuk mund të jetë i vetmi prandaj qytetarët duhet të bashkëpunojnë me institucionet në rast të dyshimeve për keqtrajtimin e familjarëve në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, apo edhe në qendrat tjera të kujdesit ndaj këtyre kategorive. Hetimet duhet të thellohen” ka thënë Haxhiu.
Ndërkohë, Shtëpia e të Moshuarve në Pejë pak minuta më parë ka njoftuar se ka suspenduar nga puna katër infermiere.
/Shqip.com